Kthimi I të të dhënave nga HDD-et me problem logjike
Kësaj I takojnë disqet e formatuara, disqet me particione të humbura apo të fshiera, të dhëna të humbura nga infekcione me virus. Më parë bëhet kopja autentike, sektor pas sektori të diskut nga I cili nxjerren të dhënat (kurrë nuk punohet në klient-diskun). Pastaj analizohet MFT tabela, kërkohen të gjitha particionet dhe bëhet skanim I diskut për të dhënat e humbura. Poqëse MFT tabela është e ngatërruar apo e dëmtuar, bëhet skanimi sipas nënshkrimit (signature) dhe të dhënat e kthyera-restauruara nuk do t’i mbajnë emrat origjinal. Pas përfundimit të skanimit të dhënat kopjohen në server. Kjo procedurë aplikohet çdo herë pas përfundimit të secilës imixh proçedurë.
HDD-a me bad sektorë
Nëse disku shihet në BIOS atëherë lidhet në imixher harduerik, varësisht nga numri i bad sektorëve bëhet algoritmi për leximin e diskut.Disku njëherë lexohet nga fillimi deri në fund, he pastaj me shpejtësi më të vogël lexohet mbrapa nga fundi në fillim të diskut.Nëse ka ende bad sektorë të palexuar vazhdohet me lexim të sektorëve të mbetur me ECC të çkyçur ose lexim i shumëfisht të sektorit të njëjtë me ndërrimin e tensionit të kokave për lexim. Algoritmi ndërrohet varësisht nga gjendja e diskut.
Disku nuk lexohet në BIOS
ВNë këtë rast fillimisht kontrollehet pllaka elektronike, firmware-i , ROM-i ose NV-RAM-i i diskut. Pllaka elektronike kontrollohet e para, dhe nëse ka probleme ata evitohen. Në të kundërtën kalohet në leximin e firmware-it . Nëse lexohet firmaware-i i shkruajtur në pllakëza atëherë kalohet në servisim-rregullim të tij. Nëse fimware-i nuk mund të lexohet, atëherë problemi është te kokat për shkrim/lexim (r/w heads) ose pllakat janë fizikisht të dëmtuara. Në rastin e parë kërkohet disk-donor përkatës dhe ndërrohen kokat. Në rastin e dytë të pllakave të gërvishtura, nuk egziston mundësia për kthim të të dhënave.
RAID-vargjet ( array) dhe NAS pajisjet
Këto paraqesin proçese të veçanta për punë. Aplikohen të gjitha metodat e lartëpërmendura që të bëhet kopje autentike e të gjithë disqeve në varg. Pastaj aplikohet analiza e disqeve me HEX editor që të përcaktohet radhitja e diqeve , madhësia e strip-it, offset-i. Pas gjetjes së informacioneve të duhura bëhet rekonstruktimi i RAID vargut dhe fajl-sistemit. Shumica e NAS pajisjeve kanë LINUX particion në fillim të secilit disk , disa pajisje nga klasat më të larta kanë fajl sistem vetijak mbrojtës për të cilët nuk ka shumë informata.
Fshierja dhe shkatërrimi i të të dhënave
Me formatimim e diskut apo me fshierjen e fajlave, ata ende egzistojnë në disk dhe mund të bëhet kthimi i tyre. Nëse posedoni informacione dhe të dhëna që janë të rëndësishme dhe duhen që të fshihen, ne ju ofrojmë këtë servis. Fshierja e përhershme e informacioneve-të dhënave ( sanitizim) bëhet me DoD5220.22M dhe NIST 800-88 standardet. Pas mbarimit të fshierjes/shkatërrimit jepet sertifikat për proces të kryer të suksesshëm. Nuk egziston asnjë mundësi për kthi/restaurim të informacioneve/të dhënave të cilët fshihen me këtë metodë. Disku mbetet funkcional dhe mund të shfrytëzohet më tej. Për diskrecion më të mash marrja e disqeve bëhet personalisht..